ZYRTARE/ Dështoi te Mançester Junajtid, lojtari i “Djajve” huazohet te klubi i njohur gjerman

by admin
Spread the love

Doni Van de Bek ishte një nga dështimet më të mëdha të merkatos së Mançester Junajtid në vitet e fundit, me mesfushorin holandez që nuk e shfaqi kurrë potencialin e tij.

26-vjeçari është huazuar te Aintrahti i Frankfurtit për pjesën e mbetur të sezonit, i cili pritet të ketë më shumë minuta në dispozicion.

Ishte trajneri Ten Hag ai që i dha besim gjatëkohës kur ishte te Ajaksi, por duket se tashmë tekniku holandez nuk I beson më bashkëkombësit të tij, të cilin prej kohësh ka kërkuar ta largonte nga Junajtid.

E interesuar për Van de Bek ka qenë dhe Juventusi, por bardhezinjtë u tërhoqën nga gara përpara disa javësh duke u fokusuar në emra të tjerë për mesfushën.

PANORAMASPORT.AL

You may also like