Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut: Të tmerruar nga vdekja e Navalny, t’i jepet fund persekutimit në Rusi

by admin
Spread the love

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut thotë se lajmi për vdekjen e Alexey Navalny është ‘i tmerrshëm’ dhe u bëri thirrje autoriteteve ruse “t’i japin fund persekutimit të politikanëve, mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve”, tha të premten në një deklaratë zëdhënësja e zyrës Liz Throssell .

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut deklaron se ka ngritur vazhdimisht shqetësime serioze lidhur me akuzat kundër Navalny dhe ndalimin e tij arbitrar.

“Gushtin e kaluar, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Volker Türk theksoi se dënimi 19-vjeçar ngriti pyetje në lidhje me ndikimimn gjyqësor dhe instrumentalizimin e sistemit gjyqësor për qëllime politike në Rusi dhe bëri thirrje për lirimin e Navalny,” shtoi Throssell.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve ruse t’i japin fund persekutimit të politikanëve, mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve, ndër të tjera”-shtoi më tej Throssell


Top Channel

You may also like