Ahmeti porosi VLEN-it: Mos e bëni gabimin e PDSH-së, u pa kush fitoi, populli ishte me Frontin

by admin
Spread the love

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka komentuar zërat dhe deklarata se opozita shqiptare VLEN është duke biuseduar me VMRO-në për të formuar Qeverinë e ardhshme.
Ahmeti nga Dibra ka deklaruar se ata nuk duhet ta bëjnë gabimin që bërë PDSH në vitin 2006, duke u bërë pjesë e qeverisë së atëhershme me VMRO-në, edhe përkundër faktit që nuk i fituan zgjedhjet.
“Sa për ligjërata që më mbajnë, bëjnë mirë opozitarët. Të mos bëjnë gabimet që i ka bërë kolegu im i mëhershëm në 2006, u bë një gabim, dhe koston e pagoi partia e atëhershme, kosto të lartë pagoi. Shqiptarët nuk janë sahanlëpirës. Kështu që me ato qyfyre që i këndojnë, se do të jetë ky, do të jetë ai, nuk vendosin asnjëherë ata, vendos populli. Unë do të doja të ju falënderoja shumë për mbështetjen. Thirrni të gjithë ata që nuk na kanë votuar, vëllezër tanë janë, që nga këtu, e deri në Likovë e Kumanovë. U pa kush ishte fitimtar, populli ishte me Frontin”, theksoi Ahmeti.

MARKETING



You may also like