Trepça fiton edhe ndeshjen e tretë, eliminon Prishtinën

by admin
Spread the love

Skuadra e Trepçës është finalistja e parë e play-offit të Superligës së Kosovës në basketboll.

Trepça, të dielën mbrëma e konfirmoi vendin në finale pasi shënoi edhe fitoren e tretë karshi Sigal Prishtinës në serinë gjysmëfinale të play-offit.

Në duelin e tretë të luajtur në Mitrovicë, Trepça triumfoi me shifrat 82:69 për ta eliminuar Prishtinën me rezultatin e përgjithshëm 3:0 në këtë seri.

Trepça ishte skuadër më e mirë se Prishtina, e cila fitoi vetëm çerekun e fundit (20:19) por që nuk pati ndikim të madh. Skuadra vendase, fitoi dy çerekët e parë por shkëputjen në rezultat e bëri në periudhën e dytë, të cilën e fitoi me shifrat 21:12.

Më i dalluari te Trepça në këtë fitore ishte Brandon Edwards me 20 pikë e 12 kërcime, ndërsa me lojë të mirë u veçua edhe Darnell Edge që regjistroi 15 pikë e 4 kërcime. Te Prishtina, Diamond Stone pati 12 pikë e 9 kërcime por që nuk mjaftuan për të evituar eliminimin nga play-offi pas tri ndeshjeve më Trepçën.

Në serinë finale të play-offit, Trepça do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Pejës dhe Yllit, ku rezultati aktual është 2:1 në të mirë të ekipit nga Suhareka pas tri ndeshjeve të luajtura.

You may also like