Zvillimet në Lindjen e Afërt/ Irani sulm hakmarrës me dronë Izraelit – Shqip

by admin
Spread the love

ZHVILLIMET NË LINDJEN E AFËRT

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

Pas paralajmërimit të SHBA-së, Irani lëshoi drone dhe raketa në Izrael mbrëmjen e së shtunëst, një sulm hakmarrës që ka ngritur kërcënimin e një konflikti më të gjerë rajonal.

Sirenat u dëgjuan në të gjithë Izraelin dhe shpërthime të forta u dëgjuan mbi Jerusalem. Mbrojtja ajrore izraelite rrëzoi shumë se 300 dronë dhe raketa të lëshuara në të nga Irani, Iraku dhe Jemeni, duke thënë se 99% e tyre u kapën jashtë kufijve izraelitë.

Rreth 170 dronë, më shumë se 30 raketa lundrimi dhe më shumë se 120 raketa balistike u lëshuan në Izrael nga Irani. Raketat balistike që arritën në Izrael ranë në bazën ajrore Nevatim në Izraelin duke shkaktuar vetëm dëmtime të lehta strukturore ndërsa një shtatë vjeçare mbeti e lënduar rëndë. Baza funksionon dhe po vazhdon operacionet e saj pas sulmit, me avionë që vazhdonin ta përdornin bazën.

Presidenti Biden në një deklaratë bëri të ditur se mbështetja amerikane për aleatin e tij është “e hekurt”, duke shtuar se SHBA, Britanisë si dhe Francës ndihmuan “të rrëzohen pothuajse të gjithë dronët dhe raketat që u hodhën nga Irani. Biden në një bisedë telefonike i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se vendi i tij duhet të konsiderojë një fitore sepse demonstruan aftësinë ushtarake superiore të Izraelit. Mes të tjerash në bisedën telefonike presidenti amerikan i ka komuniukuar Netanyahut se Amerika nuk do të marrë pjesë në asnjë operacion sulmues kundër Iranit.

Biden ndërpreu vizitën e fundjavës në shtetin e tij të lindjes, Delaëare dhe u kthye në Uashington për t’u takuar me këshilltarët e tij të sigurisë kombëtare, përfshirë sekretarët e tij të mbrojtjes dhe shtetit, në dhomën e situatës në Shtëpinë e Bardhë. Ndërkaq disa orë pas mbylljes së hapësirës ajrore, Izraeli njoftoi rihapjen e hapësirës së tij ajrore, ndersa shkollat do të jenë të mbyllura edhe të hënën.

Jordania gjithashtu ka rihapur hapësirën e saj pasi u mbyll nga sulmi i paprecedentë. Ndërkaq një zyrtar izraelit për CNN ka deklaruar se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit, por ende nuk është përcaktuar. Opsionet pritet të diskutohen në detaje gjatë takimit të kabinetit të luftës të Izraelit të dielën, shtoi zyrtari.

Presidenti iranian Ebrahim Raisi tha se çdo “agresion i ri kundër interesave të kombit iranian do të përballet me një përgjigje më të rëndë” dhe tha se Irani nuk ka ndërmend të “vazhdojë operacionet mbrojtëse, por nëse është e nevojshme, ai nuk do të hezitojë të mbrojë interesat e tij.

Sulmi i paprecedentë dhe hakmarrës i Iranit shënon herën e parë që ka shënjestruar Izraelin drejtpërdrejt nga toka e tij. Këto përleshje tani kërcënojnë të shndërrohen në një konflikt të hapur të drejtpërdrejtë, duke vënë përballë Iranin dhe aleatët e tij rajonalë kundër Izraelit dhe mbështetësit të tij kryesor, Shtetet e Bashkuara.

Sipas Iranit thotë se e kreu sulmin në përgjigje të një sulmi izraelit në konsullatën iraniane në Siri më 1 prill që vrau shtatë oficerë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike , duke përfshirë dy komandantë të lartë.

“Nëse regjimi izraelit bën një gabim tjetër, përgjigja e Iranit do të jetë dukshëm më e ashpër,” tha misioni iranian në Kombet e Bashkuara, duke paralajmëruar SHBA-në të “qëndrojnë larg”. Megjithatë, ai tha gjithashtu se Irani tani e konsideron se çështja është përfunduar./tvklan.mk/

Burimi: Livia Kallfa/Reuters

You may also like