(VIDEO) 7 ditë para zgjedhjeve, kandidatët për president me akuza se kush është treguar më nacionalist

by admin
Spread the love

Nga Strumica do të ngrihet vullkani politik si rezistencë ndaj enklavave feudale të evropianëve të imagjinuar. Kështu deklaroi kandidatja për president, e mbështetur nga VMRO dhe koalicioni, Gordana Siljanovska Davkova. Ajo përmendi se në një emision ishte pyetur se si nuk e përdor emrin “Maqedonia e Veriut”, sepse po e shkel Kushtetutën dhe shton se është përgjigjur se e drejta për vetëvendosje është e drejtë kolektive dhe se Maqedonia këtë tashmë e ka përdorur edhe në KAÇKM.

Gordana Siljanovska Davkova, kandidate e VMRO-DPMNE-së

“Akoma më qesharakë janë ata të Frontit Pro-Evropian. Marshojnë në vend dhe imagjinojnë se janë presidentë ‘evropianë’, një funksion imagjinar. Imagjinoni fjalimin kur ne thoshim ‘Maqedonina juaj dhe krenare’, ishte nacionalizëm ekstrem. Epo, nuk e di pse, nëse është nacionalizëm, programi është përkthyer në gjuhën shqipe, turke, serbe, vllahe, rome dhe boshnjake. Kush është nacionalisti këtu? Jo ne nuk jemi”.

Kurse kandidati për president i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni, Stevo Pendarovski, para qytetarëve të Kumanovës foli për konceptin e tij për bashkim, pa përçarje, pa diskriminim ndaj askujt. Pendarovski theksoi se opozita me ofertën e saj dëshiron ta rikthejë shtetin mbrapa dhe se duan ta ndajnë përsëri popullin, të bëjnë presion mbi qytetarët.

Stevo Pendarovski, kandidat i LSDM-së

“Problemi më i madh i shtetit është përçarja përbrenda. Ne kemi edhe ambient jo të favorshëm, kemi edhe fqinjë që na kanë mohuar për shumë vite, disa prej tyre vazhdojnë të na mohojnë, ne do të përballemi me ato, problemi është si të sillemi me qytetarët tanë, me qytetarët tanë që nuk kuptojnë, se atë që do ta thoni në fushatë zgjedhore, duhet ta zbatoni pas fushatës zgjedhore. Nëse ata janë në situatë që të jenë në pushtet dhe ta realizojnë këtë koncept, ne kthehemi mbrapa në të 90-tat, kur nacionalistët e kanë detektuar fatin e popullit dhe të shteteve të Ballkanit. Zëri i secilit ka rëndësi dhe zëri i secilit vendos. Më 8 maj të votojmë të gjithë së bashku për një Maqedoni evropiane”.

Ai ftoi Kumanovarët që më 8 maj të votohet numri 1.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like