Zvicra çon në shtëpi Serbinë! Brazili zhgënjen, por nuk e lëshon kreun

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kanë përfunduar ndeshjet e fazës së grupeve dhe është Zvicra skuadra e fundit që siguron një biletë për në fazën tjetër të Kupës së Botës. Zviceranët kanë mposhtur 3-2 Serbinë në ndeshjen e fundit të grupit G dhe kualifikohen në turin tjetër bashkë me Brazilin (kishte siguruar kualifikimin më herët), që mposhtet 1-0 nga Kameruni në ndeshjen e fundit të grupit.

Ndeshja më e rëndësishme e grupit është përballja mes Zvicrës dhe Serbisë, një sfidë direkte që vlen një biletë në turin tjetër. Shaqiri zhbllokon sfidën shumë shpejt, por serbët reagojnë dhe përmbysin gjithçka me golat e Mitrovic dhe Vlahovic. Embolo barazon shifrat në fund të pjesës së parë, ndërsa Freuler kalon në avantazh Zvicrën sapo fillon pjesa e dytë. Goli I tij vulos fatin e kësaj sfide.

Një gol i Aboubakar në kohën shtesë i ja dhënë fitoren Kamerunit përballë Brazilit, por nuk mjafton që afrikanët të kualifikohen në turin tjetër të Botërorit. Brazili ndonëse mundet, ruan vendin e parë në grup falë golavarazhit më të mirë se Zvicra.

Verdiktet e grupit G: Kualifikohen Brazili dhe Zvicra, eliminohen Kameruni dhe Serbia.

Brazili do të luajë kundër Koresë së Jugut, ndërsa Zvicra kundër Portugalisë. /Oversport.tv

You may also like