ZVICËR – Kërcënim me bombë në aeroportin e Bazelit

by admin
Spread the love

GJENEVË, 21 janar /ATSH-DPA/ – EuroAeroporti pranë Bazelit, Zvicër, u mbyll për disa orë sot në mëngjes për shkak të një kërcënimi me bombë duke çuar ne evakuimin e terminalit, sipas zyrtarëve të aeroportit.

Aeroporti ndodhet në Francë në trekëndëshin kufitar midis Francës, Zvicrës dhe Gjermanisë. Ai operohet së bashku nga autoritetet franceze dhe zvicerane.

Sipas aeroportit, operacionet e fluturimit u pezulluan dhe aksesi në aeroport u mbyll para orës 6:00 të mëngjesit.

“Asnjë rrezik për stafin dhe pasagjerët,” njoftuan autoritetet në X, dikur Twitter.

Aeroporti njoftoi se operacionet e fluturimeve kishin rifilluar gradualisht, por me disa fluturime të anuluara dhe vonesa.

Tetorin e kaluar, EuroAeroporti i Bazelit dhe disa aeroporte të tjera rajonale në Francë u përfshinë nga kërcënime të rreme me bomba.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like