Pep Guardiola: Duhet të jemi perfektë, presioni mbi Mançester Sitin

by admin
Spread the love

Pep Guardiola tha se vetëm duke qenë perfektë do t’i sigurojë Mançester Sitit një tjetër trofe në Premier Ligë pas fitores ndaj Brajtonit, e frymëzuar nga Fill Foden.

Trajneri katalanas përmendi hapin fals të rivalëve të Liverpulit në derbin me Evertonin dhe Uest Hem për të treguar se asgjë nukka ndryshuar në garën për titull dhe presionin që skuadra e tij kapër të fituar trofeun për herë tëkatërt radhazi, diçka që nuk eka bërë asnjë klub në histori. Siti pa se si rivalët e tyre umundën në “Goodison Park” të mërkurën, me Guardiolën qëkëtë fundjavë mat forcat me Notingem Forestin, një skuadërqë sezonin e shkuar i ndali në një barazim 1-1.

Brajtoni supozohej të ishte një nga testet më të vështira në garën e Sitittë enjten, por ata ia dolën të afrohen me vetëm një pikë ndajkryesuesve të Premier Ligës, Arsenalit, ndërsa kanë luajturedhe një ndeshje më pak. “Ka presion mbi ne”, tha Guardiola. “Ne e dimë se nëse nuk fitojmë ose barazojmë, nuk do tëkemi mundësinë të luftojmë deri në fund. Sigurisht që presioni është atje. Pesë ndeshje kanë mbetur. Fokusi është tendeshja e radhës. Ajo që ndodhi me Liverpulin mund të ndodhëme ne dhe mund të ndodhë me Arsenalin. Evertoni po luankundër zonës së rënies, ashtu si Notingem Foresti do të luajëpër jetën e tyre. E njoh karakterin e Liverpulit. Ata do tëluftojnë deri në fund. Duhet ta bëjmë edhe ne. Nuk e di nësepërvoja do të na ndihmojë. Më duhet të them po, por juduhet ta bëni realitet të ndodhë sërish”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like