“Zonja e Vjetër” gati për goditjen e fundit

by admin
Spread the love

Klubi i Juventusit po punon për të përforcuar mesfushën dhe së shpejt pritet edhe afrimi më i ri.

Sipas raportimeve të medieve italiane Carlos Alacaraz do të largohet nga Southampton për të nisur një eksperiencë të re me “bardhezinjtë” e Torinos.

Juventus tashmë ka arritur marrëveshjen me lojtarin, i cili mbërriti në Angli nga Avellaneda’s Racing në janar 2023 për 13 milionë euro.

Tashmë klubi Italian duhet të gjejë akordin me klubin anglez për ta afruar mesfushorin si fillim në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund, një operacion që mund të kushtojë nga 35 në 40 milionë euro.

Ndërkohë sot Alcaraz në pritje të dritës jeshile do të kryejë kontrollet mjekësore në Londër.

You may also like