Zjarri tek Tregu i Gjelbër, komandanti i zjarrfikësve flet për gjendjen në terren (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në afërsi të Tregut të Gjelbër një shtëpi është përfshirë nga zjarri, ku më pas edhe disa lokale në Tregun e Gjelbër janë kapluar nga flakët.

Në lidhje me situatën, komandanti i zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra tha se zjarrfikësit me të dalë në vendin e ngjarjes kanë intervenuar dhe e kanë bërë lokalizimin e zjarrit, teksa shtoi se gjendja tani është stabile.

“Sa i përket shkaktarëve të zjarrit, është njoftuar inspektori i cili i bën hulumtimet e shkaktarëve të zjarrit është ftuar, por për shkak se sonte s’ka kushte, ai s’ka dalë në vend të ngjarjes, dhe ka mbetur se nesër në mëngjes të del dhe t’i bëjë hulumtimet për shkaktarët”, tha ai në “Edicioni Special” në Shqip.

Në lidhje me ngjarjen tek Tregu i Gjelbër por edhe me vërshimet me të cilat u përball sot kryeqyteti ka folur edhe Drejtori i Emergjencave në Prishtinë, Lulëzim Fushnica, i cili tha e sot ka qenë një ditë e gjatë për ekipet emergjente.

“Të gjitha ekipet janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë deri në sanimin e plotë. Sot pasdite kemi pasur shumë raste të vërshimeve, kemi intervenuar në disa lokacione ku në fshatin Mramor po punojmë ende”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se tashmë po bëhet edhe pastrimi i lumenjve, i rrugëve dhe se po punohet në sanimin e plotë të rrezikut në Tregun e Gjelbër.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like