Zjarrfikësit luftojnë me flakët në Dubrovnik të Kroacisë (fotot)

by admin
Spread the love

Dhjetra zjarrfikës luftonin sot një vatër zjarri të ndezur pranë qytetit piktoresk Dubrovnik në jug të Kroacisë, teksa avionë ujë-lëshues ndihmonin në përmbajtjen e zjarreve.

Zhvillimi vjen teksa dhjetra zjarre kanë goditur zonat pyjore në vendet e Mesdheut ditët e fundit, duke përfshirë Greqinë fqinje dhe Italinë në anën tjetër të Adriatikut.

Zjarri pranë Dubrovnik ishte vetëm 12 kilometra larg qytetit të famshëm mesdhetar në bashkinë Zupa Dubrovacka.

Zjarri i nisur prej të martës ende nuk ka sjellë evakuime të popullsisë, sipas zyrtarëve zjarrfikës.

Rreth 130 efektivë po punojnë në ndalimin e flakëve të cilat janë ndihmuar nga erërat e forta.

Qyteti i mbrojtur nga Unesco daton prej shekullit të 7-të dhe njihet për masën e ndërtesave të gurta të ngritura mbi bregun e detit Adriatik.

Dubrovnik është prej kohësh një pikë e njohur turistike  dhe tërheq më shumë se 1 milionë vizitorë në vit.

Mes nxehtësisë ekstreme, vende të tjera të Ballkanit dhe në Evropën qendrore, janë përfshirë nga stuhi reshjesh.


Top Channel

You may also like