Zjarr gjigand në Seul/ 900 zjarrfikës nuk e shuajnë dot, evakuohen qindra vetë!

by admin
Spread the love

Zjarri gjigand që shpërtheu në një rajon në periferi të Seulit i vuri përpara një sprove të vështirë ekipet zjarrfikëse në kryeqytetin e Koresë së Jugut.

Qindra njerëz u evakuuan të tmerruar mes flakëve që gllabëruan rreth 60 shtëpi në Guryong, të përshkruar nga shtypi vendas si një prej lagjeve më të varfra të qytetit, e mbushur me banesa të improvizuara e rrugica të ngushta, megjithatë viktima në njerëz nuk pati.

Më se 900 zjarrfikës luftuan për disa orë rresht me flakët, të ndihmuar nga ajri edhe me helikopterë përpara se të arrinin ta vendosnin nën kontroll. Presidenti Yoon Suk-yeol bëri thirrje për minimizimin më të madh të mundshëm të dëmeve, dhe kërkoi për këtë arsye, mobilizimin e të gjithë zjarrfikësve dhe pajisjeve në dispozicion.

Vetë kreu i shtetit gjendet aktualisht në Davos të Zvicrës, për të marrë pjesë në punimet e Forumit Botëror të Ekonomisë.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, por zona e përfshirë prej tij duket se është e prirur për situata të tilla, pasi shumë nga shtëpitë atje janë ndërtuar me dru e madje edhe karton.

Sipas Korea Times, Guryong është përballur me të paktën 16 zjarre që prej vitit 2009. Lagja u krijua në vitet 1980 nga njerëz të dëbuar nga banesat e tyre për shkak të projekteve të zhvillimit urban, të paraqitura nga qeveria ushtarake e asaj kohe, dhe përpjekjet e mëvonshme për ta zhvilluar zonën kanë dështuar për shkak të mosmarrëveshjeve mes organeve të qeverisjes lokale dhe banorëve.


Top Channel

You may also like