Zihet për dy lulelakra e brokoli

by admin
Spread the love

Debati i fortë ditën e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania mes Gent Hazizajt dhe Olta Gixharit është kthyer në temë diskutimi tashmë për të gjithë banorët. Ata vijojnë ta diskutojnë edhe sot atë çfarë ndodhi dje, teksa tashmë janë të ndarë në dy grupe, ku një pjesë mbështesin Gentin, e pjesa tjetër Oltën.

Në një bisedë me Tean pak orë më parë, Genti është shprehur shumë i acaruar dhe i revoltuar me kolegun e tij dhe njëkohësisht shokun, Herion Mustafaraj, i cili nuk i ka dalë në krah atij në debatin me Oltën.

“Për çfarë shoku im vjen më nxjerr mua… zihet aty për dy lulelakra e dy brokoli. Për çfarë? Se mendon se mund të dalë të shtunën…”- ka thënë Gent Hazizaj në një bisedë të bërë me Tean. Kujtojmë që debati mes Oltës dhe Gentit i ka ndarë tashmë banorët në dy grupe.

Edhe Tea ka mbështetur Gentin ditën e sotme, ndërsa është shprehur se Olta po bën fushatë brenda shtëpisë. “Arsyeja pse të janë kthyer të gjithë, ti mendon se është për shkak të Oltës. Olta po bën fushtatë politike, kjo është e vërtetë! Olta këtë e bën me çdo person që ka përplasje, siç e bëri me Zhkalinën, por ty nuk po të largohen të gjithë për shkak të saj.

Tani ti këtë gjë se bën për shoq, ti nuk e ke strategji, se ty realisht nuk të pëlqen kur të tjerët futen në kuzhinë”- i ka thënë Tea Gentit.

You may also like