Zidan i vë “kapak” Bajernit, do vetëm Francën

by admin
Spread the love

Emri i Zinedin Zidan u bë fakt i kryer rreth kalimit në “timonin” e Bajern Mynih, pas njoftimit se bordi i bavarezëve dhe Tomas Tuhel kishin ndarë rrugët në fund të sezonit ekzistues. Megjithatë, mbeti vetëm hipotezë.

Kampionët e Bundesligës e kanë kthyer foksin tek alternativat e tjera, pasi janë në kushte të pafavorshme për të nënshkruar me “Zizun”. Përvoja fituese e Zidan në krye të Realit, e kurorëzuar me Champions, bëri që Uli Hënes dhe Karl-Hainc Rumenige ta rrisnin manovrën për të bindur 51-vjeçarin.

Prestigjiozja “L’Equipe” i bën jehonë raportimit se Zinedin nuk ka në plan të marrë drejtimin e asnjë ekipi apo kombëtareje përveç Francës.

PANORAMASPORT.AL

You may also like