Zi në sportin shqiptar/ Ndahet nga jeta Osman Mema, ish-futbollisti kampion me Tiranën e Partizanin

by admin
Spread the love

Ish-futbollisti më i dekoruar në historinë e futbollit shqiptar, Osman Mema është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të madhe për futbollin shqiptar.

Në karrierën e tij si futbollist, Mema luajti për të dyja skuadrat e kryeqytetit, për Tiranën dhe për Partizanin dhe me të dyja fitoi titullin kampion.

Osman Mema ishte futbollisti më i dekoruar në vendin tonë, ndërsa arriti të fitojë plot tetë herë kampionatin kombëtar.

I vlerësuar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, Osman Mema, anëtar i dinastisë së familjes së futbollit Mema, familje, e cila ndër vite ka nxjerrë futbollistë cilësorë e njerëz mjaft të respektuar. Osman Mema ka qenë një lojtar brilant, një mbrojtës i shkëlqyer i dinjitetit njerëzor, i vlerave sportive, qytetare dhe demokratike./ Shqip


Top Channel

You may also like