Zhytje për të ‘peshkuar’ rërë në lumin e Afrikës Qendrore (fotot)

by admin
Spread the love

Odilon Salima bën një frymëmarrje të thellë para se të zbresë në fund të lumit Ubangi duke kërkuar materialin e vlefshëm në Republikën Qendrore Afrikane, rërën.

Si ai, shumë ‘peshkatarë’ të tjerë, rrezikojnë jetën e tyre për të mbledhur rërën e lumit për sektorin e ndërtimit.

Nganjëherë 36-vjeçari Salima thotë se duhet të zhytet deri në tre metra për të mbledhur 30 kg rërë.

Ata punojnë me barka, kova e lopata për të mbushur kanoen e tyre me sasinë e dëshiruar.

Peshkatarët e rërës i njohin rreziqet por në një nga vendet më të varfra të botës ata duhet të ushqejnë familjet e tyre.

71 përqind e popullsisë së Afrikës Qendrore jetojnë me më pak se $2 në ditë.

Bangui, ku punojnë Salima dhe kolegu i tij ka rreth një milionë banorë dhe vijon të zgjerohet.

Kompanitë e ndërtimit paguajnë rreth $50 për tetë metër kub rërë nga lumi Ubangi dhe punëtorët rrezikojnë e shkurtojnë çdo ditë jetën e tyre për këtë.

Salima thotë se e bën këtë punë prej pesë vjetësh dhe fiton rreth 10 euro në ditë.

OKB thotë se në 2023 më shumë se gjysma e popullatës së vendit nuk kishin mjaftueshëm për t’u ushqyer.

Salima thotë se vuan nga probleme me dëgjimin, me dhimbjet e kokës dhe me kurrizin, por nuk i mbeten para për të vizituar një doktor ose për të blerë ilaçe.