Ndeshja e Europa League ndaj Leverkusen, rritet optimizmi për prezencën e Lukakut?

by admin
Spread the love

Po rritet optimizmi në Romë për rikuperimin e Romelu Lukakut për ndeshjen e Europa League ndaj Bayer Leverkusen.

Belgu, i cili ishte ndalur në pjesën e parë të ndeshjes së dytë çerekfinale kundër Milanit, për shkak të një dëmtimi të lehtë, iu nënshtrua testeve të shtunën e kaluar.

Sot, Lukaku u shfaq në seancën stërvitore për të parë situatën në të cilën janë muskujt dhe ka gjasa që ai të ftohet për sfidën e mesjavës.

Pas golit të Abrahamit, i cili u rikthye të bënte diçka të tillë pas saktësisht një viti, vjen kështu një lajm tjetër i mirë për repartin e sulmit të De Rossi, me tifozët që  ëndërrojnë një finale evropiane të tretë radhazi.

You may also like