Zhgënjim dhe shpresë për rimëkëmbje, Bitcoin mbush 1 vjeç në El Salvador!

by admin
Spread the love

Rënia e zgjatur e vlerës së Bitcoinit ka mbjellë shqetësim mes qytetarëve të El Salvadorit.

Megjithatë, ndonëse janë më pak entuziastë sesa në fillim për monedhën dixhitale, përdoruesit shpresojnë në një rimëkëmbje të saj. Kjo kriptovalutë përdoret ligjërisht në vend prej një viti tashmë.

Carmen Mejia, studente: Në fillim, e përdorja goxha, por kështu si po vijnë gjërat tani ia kam frikën. Madje mund ta heq fare aplikacionin. 

Maria Aguirre, shitëse: E nisi mirë, por pastaj mori të tatëpjetën. E keqja është se nuk i terhiqem dot paratë sepse mund të humbasim gjithë cfarë kemi aty, kështu që shpresojmë për një rimëkëmbje sa më të shpejtë.

Cheetara Hasbún, punonjëse hoteli:  Në fillim, pati një “boom” të vërtetë, të gjithë donin ta përdornin. Dëgjonim raste sesi njerëzit kishin vendosur 20 dollarë e kishin marrë 25, pra dilje me fitim. Por tani një vit më vonë, nuk përdoret më aq shumë, madje as nuk e shkarkojnë më aplikacionin.

Një vit më parë, El Salvadori u bë vendi i parë në botë që e pranonte bitcoinin si monedha të ligjshme së bashku me dollarin, të cilin e ka përdorur prej dy dekadash, një lëvizje kjo e vënë në pikëpyetje nga Banka Botërore dhe FMN-ja.

Projekti pilot i Presidentit Nayib Bukele nisi në 7 shtator 2021, me premtimin e vënies në shina të një popullsie që operon kryesisht jashtë sistemit formal. Qeveria krijoi portofolin elektronik Chivo dhe i dha çdo përdoruesi  një ekuivalent prej 30 dollarësh.

Deri në janar, aplikacioni pati 4 milionë shkarkime, sipas vetë presidentit, në një vend që numëron 6.6 milionë banorë dhe me një diasporë prej 3 milionë vetësh kryesisht në SHBA. Bukele kërkonte që remitancat të cilat përfaqësojnë 28% të PBB-së, të kanalizoheshin më shumë përmes Chivo-s dhe më pak përmes agjencive tradicionale, të cilat kanë komisione më të larta.

Megjithatë, ish-presidenti i Bankës Qendrore të Rezervës, Carlos Acevedo, e pohoi se “më pak se 2% e remitancave arritën të vijnë përmes kuletave dixhitale, që do të thotë se nuk ka pasur përfitime as nga ajo anë”.


Top Channel

You may also like