Zhegrova: Shpresoj që t’i përmirësojmë gabimet, kemi ende shumë punë

by admin
Spread the love

Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje në miqësoren e dytë dhe të fundit për këtë muaj.

Të përzgjedhurit e Franco Fodas pësuan sonte ndaj Hungarisë në Budapesth

“Mendoj që e kemi fillu ndeshjen shumë mirë, por besoj që në pjesën e dytë gabuam pas gabimeve tona.

Këto kanë qenë lojë kontrolluese, besoj se trajneri në të ardhmen ka më i pa gabimet edhe shpresoj që kemi më i përmirësu.

Unë mendoj që trajneri i ka parë të gjithë lojtarët, besoj që do të ketë edhe lojtarë të rinj që do të vijnë dhe besoj që në shtator të krijojë ekipin më të mirë dhe të mësojmë nga gabimet tona.

Besoj që kemi ende shumë punë edhe duhet të përmirësohemi shumë më shumë”, tha sulmuesi i Lille për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

24-vjeçari pranoi se kishte dëshirë të madhe për të shënuar ndaj Hungarisë, por që shpreson se këtë ta bëjë në ndeshjet e ardhshme.

“Dëshira normal ishte shumë e madhe që unë të shënoj sot, por shpresoj që në ndeshjet e radhës do ia arrijë qëllimit”, deklaroi Zhegrova.

You may also like