Zhbllokohet “derbi” United – Chelsea

by admin
Spread the love

Manchester United dhe Chelsea po përballen me njëri-tjetrin në kuadër të Premierligës.

Në minutën e nëntë, “Djajtë e Kuq” humbën në mundësin ideale për të dal në epërsi, pasi Bruno Fernandes dështoi nga penalltia.

Por, United nuk fali Chelsean për herë të dytë, kur pas disa pasimeve të shpejta, ishte Scott Mctominay që finalizoi për 1:0.

Ka qenë një fushatë e vështirë për të dyja skuadrat, pasi ato kalojnë nga një performancë më e ulët në tjetrën.

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja e ka nisur këtë ndeshje nga banka rezervë.

United e ka nisur ndeshjen nga vendi i shtatë me 24 pikë, kurse Chelsea ishte në vendin e 11-të me 19-të pikë. /Lajmi.net/

You may also like