BRUKSEL – NATO: Veprimet hibride të Rusisë, kërcënim për sigurinë e aleatëve

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 2 maj /ATSH-ANSA/- Aleatët e NATO-s janë thellësisht të shqetësuar nga aktivitetet keqdashëse të një natyre hibride të Rusisë, në vazhdën e rasteve të fundit që kanë çuar në hetimin dhe padinë e shumë individëve në Estoni, Gjermani, Letoni, Lituani, Poloni, Britaninë e Madhe dhe Republikën Çeke.

“Këto incidente janë pjesë e një fushate gjithnjë e më intensive që Rusia vazhdon të kryejë në të gjithë zonën euroatlantike, duke përfshirë territorin e Aleancës dhe nëpërmjet ndërmjetësve”, tha sot selia e Aleancës Atlantike.

Disa prej tyre përfshijnë dezinformimin, sabotimin, aktet e dhunës, ndërhyrjet kompjuterike dhe elektronike, fushatat e dezinformimit dhe operacione të tjera hibride.

“Aleatët e NATO-s shprehin shqetësimin e tyre të thellë për veprimet hibride të Rusisë, të cilat përbëjnë një kërcënim për sigurinë e aleatëve. Ne mbështesim dhe solidarizojmë me aleatët e prekur”, tha aleanca.

“Ne do të veprojmë individualisht dhe kolektivisht për të adresuar këto veprime”, thuhet në deklaratë.

“Ne do të vazhdojmë të forcojmë qëndrueshmërinë tonë dhe të aplikojmë dhe përmirësojmë mjetet në dispozicionin tonë për të kundërshtuar dhe sfiduar veprimet hibride ruse dhe për të siguruar që Aleanca dhe Aleatët janë të përgatitur për të penguar dhe mbrojtur vendet kundër veprimeve ose sulmeve hibride”, tha NATO.

‘Ne dënojmë sjelljen e Rusisë dhe i bëjmë thirrje që të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare. Veprimet e Rusisë nuk do t’i largojnë aleatët që të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën”, thuhet në deklaratën e NATO-s. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like