Zhaklina mund të ketë tërheqje sek*uale ndaj meje, unë dua një më të re

by admin
Spread the love

Artisti i njohur shqiptar, Krist Aliaj, njëkohësisht edhe ish-banor i Big Brother VIP 2 ka qenë shumë aktiv me intervistat e tij së fundmi në media. I ftuar në Top Albania Radio, ai ka treguar më shumë për rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Kristi gjithashtu ka treguar se kë ka mikeshën më të mirë nga Big Brother VIP, ndërsa është shprehur se ai nuk ka tërheqje sek.suale ndaj Zhaklin Lekatarit, edhe pse ajo mund të ketë për të.

“Deri tani në muhabete, në komunikim ka qenë Dea. Me Dean jam akoma duke folur. Edhe me Zhaklinën kam muhabet shumë të mirë. Me shumicën nuk besoj të kem shoqëri”, tha ai.

I pyetur ‘a mund të ketë Zhaklina tërheqje seksuale ndaj tij?’, ish-banori i BB VIP tha: “Seksuale mund të ketë tërheqje Zhaklina, s’është problem. Unë nuk besoj që kam. Do doja një më të re për atë pjesë”.

You may also like