Zhgënjen Struga Trim Lum, fitojnë Shkupi dhe Shkëndija. Gara për titullin kampion mbetet e hapur – Shqip

by admin
Spread the love

Katër ndeshje të ekipeve vendase, një barazim dhe një fitore e mysafirëve me gjithësejt 23 gola të shënuar është epilogu ui ndeshjeve të javës së 29-të në Ligën e parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, Tabelën e kryesojnë Struga Trim Lum dhe FC Shkupi me nga 58 pikë para Shkëndijës që ka 55 pikë.

Kampioni në fuqi Struga Trim Lum me disfatën e sotme me përmbysje 2-3 kundër Sileksit, kanë zhgënjyer jo vetëm drejtuesit e klubit por edhe tifozët e tyre të cilët kishin ardhur në përkrahje të ekipit në mbrojtje të titullit kampion. Edhe pse vendasit ia nisën mirë me golat e Besart Ibraimit dhe Marjan Radevskit, por kthimi erdhi në minutat e fundit të pjesës së parë minutate para të pjesës së dytë me 2 golat e Ignjatovit dhe një të Kalanoskit përmbysën epërsinë e vendasve ,. Pas kësaj humbje Struga Trim Lum fal gol-averazhit më të mirë mbetet në pozitën e parë.

Në Çairi me nj♪7 lojë dramatike dhe me kthesa të shumta në fund fituan vendasit me golin e dytë të Avornio në minutën e shtatë shtesë lojës. Auitor të golave për Shkupin mishin Avornio 2 gola dhe Arbër Vosha një. Autor i dy golave pë Tikveshin ishte Spahiu.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

Në stadiumin e qytetit në Tetovë, Shkëndija demoloi Gostivaribn duke e mundur me rezultatin e thellë 4-1 me 2 golat e Adenis Shalas dhe nga një gol të Fiton Ademit dhe Erland Çinanrit. Golin e nderit për mysafirët e shënoi Kehinde. Me tre pikët e sotme kuqezinjtë mbeten në garë për titullin kampion dhe dalje në garat evropiane .

Fitore të madhe dhe shumë të rëndësishme shënoi Voska Sport kundër Bregallnicës 4-0 me golat që i shënuan Alen Jasharovski 2 gola dhe nga një Gorgiev dhe Marushiq. Tre pikët e sotme bënë që skuadra nga Ohri sadopak të largohet nga zona e ekipeve që luftojnë mbijetesën.

AP Brera na stadiumin e Turnovës me golat e Cvetanovskit dhe Ivkoviqit mundi Vardarin 2-0, ndërsa Rabotniçki nuk arriti të fitoj me tepër se një pikë në takimin me Makedonija Gj.P që përfundoi 1-1. Autor të golave ishin Sabit Bilalli për romantikët, ndërsa Larson shënoi për mysafirër

Reziltatet e javës së 29-të

Shkëndija – Gostivari 4-1

Struga Trim Lum – Sileksi 2-3

Shkupi – Tikveshi 3-2

Voska Sport – Bregallnica 4-0

AP Brera – Vardari 2-0

Rabotniçki – Makedonija Gj.P 1-1

Tabela: 1.Struga Trim Lum 58, 2.Shkupi 58, 3.Shkëndija 55, 4. Sileksi 41, 5. Tikveshi 39, 6. AP Brera 37, 7.Gostivari 37, 8. Rabotniçki 35, 9. Voska Sport 34, 10.Vardari 29, 11. Makedonija Gj.P 26, 12. Bregallnica 26 pikë

Në xhiron e 30, më 1 maj (e mërkurë) në ora 16:00, takohen: Bregallnica – Vardari, Gostivari – Shkupi, Makedonija Gj.P – Voska Sport, Shkëndija AP Brera, Sileksi – Rabotniçki , Tikveshi – Struga Trim Lum

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

300x250

You may also like