“Zgjodha Interin para PSG-së”, rrëfehet sulmuesi zikaltër: Raporti im me shokët…

by admin
Spread the love

Markus Turam ka qenë protagonist i një podcast-i me ish-mbrojtësin e Interit, Andrea Ranokia, ku ka treguar disa episode, nga raporti me shokët e skuadrës te mbërritja në Milano.

“Herën e parë që luajta në ‘San Siro’ me Gladbahun stadiumi ishte bosh, por pastaj kur isha në shtëpinë time dhe luanim me Monzën ishte e pabesueshme. Kam kaluar dy vjet në Parma, pastaj Barcelona dhe në fund Parisi.

Kur isha i vogël e ndiqja babin dhe kuptova që ishte futbollist kur luante te Barcelona dhe pashë që babi luante me Ronaldinjon. Kam një marrëdhënie të mirë me të, por nuk ka dashur që të luaja futboll. Kur isha 13-14 vjeç dhe pa që po bëja mirë, filloi të më mbështeste”, tha sulmuesi, që fjalën e tij për mbrojtësit e ka nisur nga vlerësimi për Françesko Açerbin dhe punën e bërë në prapavijë:

“Mbrojtësit me sulmuesit e shpejtë bëjnë gabim duke marrë 1 metër, kështu që ata shënjestrohen dhe kthehen prapa. Një lojtar që bën diçka të jashtëzakonshme është Açerbi, kur kthehem ai gjithmonë e ka në dorë sulmuesin, nëse është afër tij, sulmuesi kurrë nuk mund të vrapojë”.

Për sa u përket mbrojtësve të tjerë, Markus u ndal te Bastoni e Dimarko, s dy nga njerëzit me të cilët është lidhur më shumë.

“I pari me të cilin u mora vesh kur erdha ishte Dimash, ai është i jashtëzakonshëm, por edhe me Çalhan dhe Arnan, si dhe grupin e Bastos dhe Bares, por në çdo rast të gjithë, me të vërtetë të gjithë, ne jemi një grup vërtet i bukur. Pastaj është Bastoni që më jep gjithmonë topa të pistë, nuk i intereson fare si e jep topin, vetëm ma hedh mua. Basto pastaj vishet edhe shumë keq, ndonjëherë vesh ca gjëra… Duket sikur e bën me qëllim, por mendoj se nuk i intereson, vesh atë që ka dhe vjen”.

PSG – Turam ka folur edhe për zgjedhjen e tij për të veshur fanellën zikaltër dhe jo atë të PSG-së.

“Mbape e di shumë mirë pse nuk shkova te PSG-ja. Unë kurrë nuk kam kërkuar garanci për minutazhin, ne zgjedhim një klub për t’u afirmuar aty. Është edhe çështje ndjesie. Interi ishte tashmë atje dy vjet më parë dhe gjithmonë më shihte si numrin 9, kështu që ishte një zgjedhje e qartë. A është ky problem për mua në kombëtare? Jo, absolutisht, të tre sulmuesit janë të PSG-së (Kolo Muani-Dembele-Mbape), por për mua nuk është një handikap”, përfunoi Turam.

PANORAMASPORT.AL

You may also like