Zgjedhjet Presidenciale/ Heshtje zgjedhore – votojnë të sëmurët, të burgosurit dhe diaspora – Shqip

by admin
Spread the love

Deri të mërkurën në ora 19.00 në fuqi është heshtja zgjedhore, për zgjedhjet e nesërme presidenciale të shtatat me radhë që nga pavarësimi i vendit.

Për shkak të zgjedhjeve të dyfishta, gjatë heshtjes për presidencialet vazhdon fushata për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

Të martën votojnë të sëmurët dhe të burgosurit nëpër burgje, personat në paraburgim, në azilet e pleqve si dhe diaspora.

Nëpërë përfaqësite diplomatiko konsulare të martën nga 07.00 deri 19.00, sipas kohës lokale, janë pranuar për të votuar 2.571 shtetas të RMV-së që jetojnë jashtë vendit. Të tjerët, të drejtën e votës mund ta realizojnë në vendvotimet në vend konform adresës në dokumentet personale.

Të drejtë vote, në zgjedhjet e shtata parlamentare kanë 1.814.317 votues. Vendvotimet hapen në ora 07.00 dhe mbyllen në 19.00. Votohet në 3.480 vendvotime gjithandej vendit.  /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

300x250

You may also like