GJENEVË – OBSH: Rreziku i krizës së urisë ende i pranishëm në Gazë

by admin
Spread the love

GJENEVË, 3 maj /ATSH-DPA/- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha sot se Rripi i Gazës i shkatërruar nga lufta vazhdon të kërcënohet nga kriza e urisë.

Gjatë javëve të fundit, ka mbërritur një sasi më e madhe ushqimesh në Rripin e Gazës, por përfaqësuesi i OBSH-së në Territoret Palestineze, Rik Peeperkorn, tha se rreziku i urisë nuk është shmangur ende.

Rripi bregdetar ka qenë nën sulm nga ushtria izraelite për më shumë se gjashtë muaj që kur grupi militant palestinez Hamas nisi sulmet e përgjakshme ndaj Izraelit më 7 tetor.

OBSH raportoi se më shumë se 40 fëmijë të kequshqyer rëndë nën moshën 5 vjeç janë dërguar në spitalet në Rripin e Gazës me probleme shëndetësore që nga marsi.

Disa 2-vjeçarë peshonin rreth 4 kilogramë, nën peshën mesatare prej 10 deri në 14 kilogramë.

Para shpërthimit të luftimeve në tetor, kequshqyerja praktikisht nuk ekzistonte në territor.

Sipas autoriteteve palestineze shëndetësore, gjithsej 25 fëmijë të kequshqyer kanë vdekur në territor gjatë javëve të fundit.

Informacioni i dhënë nga autoritetet palestineze nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur, por zyrtarët e OKB-së i kanë konsideruar vlerësimet e tyre si të besueshme. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like