(VIDEO) Vazhdon fushata presidenciale, intensifikojnë aktivitetet në 3 ditët e fundit

by admin
Spread the love

Nuk ka persona me hendikep, por ka shtete me nevoja të veçanta, siç është shteti ynë. Kështu u shpreh kandidatja për presidente e mbështetur nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska Davkova, nga tribuna e organizuar në Veles me titull “Kategoritë e rrezikuara të qytetarëve”. Ajo tha se do të jetë promovuesja dhe mbrojtësja e personave të kategorive të rrezikuara, që sipas saj, ato të mund ta tregojnë veten e tyre në atë që e dinë.

Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente

“Neni 9 i Kushtetutës është i paplotë, ai duhet të zgjerohet për të përfshirë personat me nevoja të veçanta. Askush nuk mund t’i përfaqësojë këta njerëz më mirë se ata vetë, përmes promovimit të tyre në sfera të ndryshme. Ata mund të kenë nevojë për më shumë kohë për t’u shprehur, por ne kemi  detyrim njerëzor për ta mbrojtur dhe mbështetur atë. Është thjesht një mënyrë ndryshe për të shprehur veten, jo një pengesë”.

Ndërkaq, kandidati për president i mbështetur nga LSDM Stevo Pendarovski, nga komuna Qendër foli edhe për duelet e debateve parazgjedhore me kundërkandidaten e saj Siljanovskën. Ndërsa shtoi se do të vazhdoj të fokusohet për antarsimin e vendit në BE.

Stevo Pendarovski, kandidat për president

“Anëtarësimi në NATO dhe BE dhe marrëdhënie të qëndrueshme ndëretnike – këto do të jenë tre shtyllat kryesore në të cilat do të fokusohem në pesë vitet e ardhshme. Në datën 8 maj, le të bëjmë së bashku zgjedhjen e duhur, të rrethojmë numrin 1 dhe të votojmë një person, jo një parti”.

Përndryshe, Pendarovski sot me rastin e 3 Majit uroi të gjithë punonjësit mediatik. Ai tha se duhet vazhduar investimin në vendosjen e standardeve që do t’i mundësojnë mediave të punojnë dhe të zhvillohen lirshëm dhe në mënyrë të pavarur. Duhet ndërtuar atmosferë në të cilën punonjësit e medias do të ndihen të sigurt dhe të mbrojtur, tha më tej ai.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like