(VIDEO) Mexhiti nga VLEN: Pyesim Ahmetin a është e vërtetë se ka bërë thirrje për bojkot edhe pse i kanë ofruar mbështetje Pendarovskit?

by admin
Spread the love

VLEN do t’i lejë votuesit e tyre të lirë që të përcaktohen se cilin nga kandidatët maqedonas do ta votojnë në zgjedhjet presidenciale. Por, bëjnë thirrje që qytetarët të dalin dhe masivisht ta shfrytëzojnë të drejtën e votës. Ndërsa pyesin Ali Ahmetin nëse është  vërtetë se ka bërë thirrje për bojkot të rrehtit të dytë edhe pse i kanë ofruar mbështetje Stevo Pendarovskit.

Izet Mexhiti, VLEN     

“Sot publikisht pyesim Ali Ahmetin. A është e vërtetë se ju keni dhënë urdhër organizatave komunale që të organizojnë bojkot të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale edhe pse jeni takuar me Stevo Pendarovskin dhe i keni premtuar mbështetje. Nëse kjo është e vërtetë tregojini publikut përse nuk i bojkotuat zgjedhjet presidenciale 2019, çfarë ka ndryshuar që atëhëerë, apo po ju turbullon dioptrin frika nga dështimi”.

Në pyetjen se çfarë reagimi presin nga Fronti Evropian brenda dhe jashtë Kuvendit, ditën e votimit të Qeverisë, nëse eventualisht mund të ketë eskalim të situatës, Mexhiti tha se fillimisht nuk e di se çfarë do të mbetet nga Fronti pas zgjedhjeve.  Ai shtoi se ende pa shkuar të takohen me Mickoskin disa individë të Frontit Evropian i kanë ikur Aliut dhe janë në komunikim të përditshëm me Mickoskin, siç është Thaçi.

Ata thonë se  BDI e ka humbur bosullën dhe se qëllimi i tyre i vetëm është të shkaktojnë krizë politike për të shpëtuar të korruptuarit në radhët e veta, duke u munduar që Qeveria teknike të zgjash më shumë se 100 ditë. Ndërsa ritheksuan se VLEN do të jetë pjesë e Qeverisë së re.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like