Zgjedhjet për FSHF-në, Salvador Kaçaj: Mjaft me Dukën, kur kalojnë 20 vite bëhesh i bezdisur edhe për shtëpinë tënde…

by admin
Spread the love

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Salvador Kaçaj, i ftuar në emisionin “Sport News Plus”, të drejtuar nga moderatorja Enxhi Biba, ka folur mbi zhvillimet e fundit pas vendimit të gjykatës së Tiranës. Kjo e fundit për rrëzimin e asamblesë zgjedhore të FSHF-së, që pritej të zhvillohej më 2 mars, sipas vendimit që kishte marrë më parë Komiteti Ekzekutiv.

“Është një situatë jo e këndshme për futbollin, dëmton imazhin. Ky sport i bashkon njerëzit dhe nuk është në nderin e tij që të përfundohet në dyert e gjykatave. FSHF po insiston të bëjë zgjedhjet, por vendimet e gjykatës respektohen dhe zbatohen. Unë sot dua të flas si jurist dhe nuk mund të diskutohen vendimet e gjykatës. Kur flasin gjykatat, të gjithë duhet të heshtin.

Kemi rastin e ish-presidentit të Spanjës, Vijar, që u arrestua pas ndërhyrjes së tatim-taksave. Jemi i vetmi vend në botë që nuk kemi gjykatë të Arbitrazhit Sportiv dhe kjo është bërë e qëllimshme për të shmangur ankesat. Komiteti Olimpik duhet ta bëjë sa më shpejt, pasi zgjidh shumë probleme. Parregullsia më e madhe e FSHF-së ka qenë që para 4 viteve, ku u bënë zgjedhje pa u regjistruar shoqatat. Këtë e toleroi edhe shteti në atë kohë.

Tashmë Duka kërkon një mandat të gjashtë, por 20 vite bëhesh i bezdisshëm edhe për shtëpinë tënde. Kur shkon 20 vjeç edhe fëmijët largohen nga familja prej shkollës dhe martohen. Duhet një frymë e re në krye të FSHF-së, është bërë e bezdisshme të vazhdohet me këta drejtues. 20 vite janë shumë, duhet ndryshuar gjithë sistemi”, ka thënë fillimisht ish-lojtari kuqezi, i cili ka qenë edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

You may also like