Zgjedhjet në Zvicër/ “Jo emigrantëve”, populistët marrin kryesimin

by admin
Spread the love

Partia Populiste Zvicerane SVP e krahut të djathtë, e cila ka bërë një fushatë agresive kundër emigracionit masiv, kryeson në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës sipas rezultateve paraprake.

Ajo siguroi 29% të votave në zgjedhjet për dhomën e ulët të parlamentit, duke përmirësuar nivelin e votave të saj me mbi 3%, thotë grupi i anketimeve GFS Bern. “Ne kemi marrë një mandat shumë të qartë nga zviceranet për të vënë në tryezë çështjet që kanë rëndësi për ta, siç është emigracioni i paligjshëm,” tha presidenti i SVP Marco Chiesa për transmetuesin kombëtar RTS.

SVP la prapa socialdemokratët e majtë që siguruan 18%, dhe partinë tjetër të djathtë FDP. Liberalët ndërkohë duket se do të siguronte një 15 %, çka i vendos në pozicionin e më të kërkuarve për koalicion. Ndërkohë, të Gjelbrit nuk mund të përsërisnin fitoren e tyre dramatike të zgjedhjeve të fundit në 2019 dhe u zvogëluan katër pikë përqindjeje për të përfunduar me 9%, sipas projeksioneve.

“Tani do të jetë akoma edhe më e vështirë të luftosh për koston e jetesës, barazinë dhe politikën klimatike”, tha Cedric Wermuth e Partisë Socialdemokrate.

Zvicra, një vend i pasur europian me 8.8 milionë banorë, votoi për të 200 vendet në dhomën e ulët të parlamentit dhe te 46 vendet në dhomën e lartë të Këshillit të Landeve.


Top Channel

You may also like