Zgjedhjet në Greqi për të dytën herë brenda vitit, Google i kushton hapësirën e faqes së parë procesit të rëndësishëm

by admin
Spread the love

Faqja kryesore e Google ditën e sotme i kushtohet zgjedhjeve kombëtare në Greqi.

Për të dytën herë brenda vitit, përdoruesit do të shohin një kuti votimi me flamurin grek në pamjen kryesore.

9.813.595 grekë mes tyre 4.763.264 burra dhe 5.050.331 gra, do t’i drejtohen sot kutive te votimit për të zgjedhur parlamentin e ri me 300 deputetë.

Në votime marrin pjesë 42 subjekte politike prej të cilëve, sipas sondazheve të fundit, në parlament do të hyjnë 4-8 formacione politike.

Sondazhet kryesohen ndjeshëm nga Demokracia e Re e Qyriakos Mitcotaqis i ndjekur nga Syriza e Aleksis Cipras dhe Pasok me në krye Niko Andrulaqis.

Deri në orën 09:15 sipas orës lokale procesi ishte hapur në të gjithë qendrat e votimit. Janë vënë re vonesa në paraqitjen e disa anëtarëve të komisioneve zgjedhore, por Ministria e Brendshme njoftoi se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit.


Top Channel

You may also like