Zgjedhjet e dyfishta do të kushtojnë gati 17 milionë, nga të cilat 10 milion euro janë për reklama politike  – Shqip

by admin
Spread the love

Shehu: Reklamat politike paguhen 30 ditë pas përfundimit të rezultateve

Zgjedhjet e dyfishta që do të mbahen në prill dhe në maj do t’i kushtojnë shtetit rreth 17 milionë euro, njoftoi nënkryetarja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Ditmire Shehu, në seancën e sotme të 73-të, në të cilën u votuan gjithsej 22 pika të rendit të ditës.

Shehu në seancën e sotme sqaroi se mbi gjashtë milionë euro do të shpenzohen për organizimin e zgjedhjeve, duke siguruar materiale konfidenciale dhe jokonfidenciale, transport, kompensim në para për organet zgjedhore, përkatësisht anëtarët e komisioneve komunale zgjedhore, shtabet zgjedhore, ndërsa për reklamë të paguar politike për zgjedhjet e dyfishta janë paraparë  656 milionë denarë.

Do të theksoj sa mjete do të shpenzohen për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, sepse për zgjedhjet presidenciale do të përdoren më shumë mjete në pjesën e reklamave politike me pagesë, sepse në rethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje u takojnë dy euro për votues të regjistruar, edhe një herë e përsëris për votues të regjistruar në listën e votuesve.

Gjithashtu nga një euro për kandidatët që do të jenë në rrethin e dytë, për një votues të regjistruar.

Ndërsa për zgjedhjet parlamentare nga dy euro për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje, gjithashtu edhe për votuesin e regjistruar.

Më lejoni të them se nga fondet totale që kërkuam nga Ministria e Financave, të gjitha fondet na janë dhënë, na mungon vetëm pjesa e reklamave politike me pagesë, ku ramë dakord me Ministrin e Financave që këto fonde do të plotësohen më vonë, sepse fondet për reklamat politike me pagesë paguhen 30 ditë pas përfundimit të rezultateve, kjo nuk do të ndikojë dhe nuk do të kemi probleme gjatë organizimit të zgjedhjeve, thotë Shehu./KlanMacedonia

You may also like