BM – Mbi 700 migrantë mbërritën gjatë vetëm një dite në brigjet britanike

by admin
Spread the love



LONDËR, 2 maj /ATSH-DPA/ – Më shumë se 700 migrantë mbërritën në BM në një ditë të vetme pasi kaluan La Manshin, një rekord i ri për vitin deri tani.

Ministria e Brendshme deklaroi se 711 persona udhëtuan me 14 varka, thënë ndryshe një mesatare prej 51 personash për varkë.

Totali i përkohshëm i mbërritjeve këtë vit rritet në 8 278.

Kalimet kishin arritur tashmë një rekord të ri për katër muajt e parë të një viti kalendarik dhe shifrat e fundit tregojnë se ato tani janë rritur me 34% krahasuar me vitin 2023, kur u regjistruan 6 192, dhe janë rritur me 19% në total në këtë fazë në 2022.

Vitin e kaluar, 29 437 emigrantë mbërritën në Britaninbë e Madhe, 36% më pak nga rekord 45 774 mbërritje në 2022./ /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakEUROVISION 2024 – Gjithçka që duhet të dini


You may also like