“Zemra dhe shtëpia janë plot”, vjen në jetë fëmija i katërt i çiftit të famshëm – Shqip

by admin
Spread the love

Chrissy Teigen dhe John Legend janë bërë prindër për herë të katërt. Djali i tyre Wren Alexander Legend erdhi në jetë falë një nëne surrogate, të cilën çifti e falenderoi për “dhuratën e mrekullueshme”.

Në vitin 2020 Chrissy pësoi një abort spontan gjatë të cilit humbi djalin, Jack.

Në një postim, Teigen shkroi se “gjithmonë kishte dashur 4 fëmijë. Pas humbjes së Jack, nuk mendoja se do mund të lindja më fëmijë. Në 2021 ne folëm me një agjenci surrogacie dhe në korrespondencën e parë kërkuam që të kishim dy nëna surrogate që secila të mund të sillte në jetë një djalë apo vajzë të shëndetshme”.

Modelja sqaron se kishte folur me këngëtarin për të pasur një fëmijë dhe kishin rinisur me procesin e “in vitro” përmes të cilit sollën në jetë vajzën e tyre Esti, në Janar të këtij viti.

Ndërkohë, nëna surrogate kishte mbetur shtatzënë dhe emri i dytë i djalit është vendosur në nder të saj.

Zemra dhe shtëpia jonë janë plot”, u shpreh Chrissy. John postoi një foto familjare në rrjetet sociale ku shkroi “Wren Alexander Legend, dashuria jonë e re”.

Këngëtari dhe modelja kanë edhe një vajzë 7 vjeçe, Luna dhe një djalë 5 vjeç, Miles./tvklan.al

You may also like