Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes: Koha për qasje të reja

by admin
Spread the love

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov është shkarkuar nga detyra e tij. Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Reznikov e ka drejtuar ministrinë që përpara fillimit të pushtimit të Rusisë në shkurt 2022.

Në fjalimin e tij të mbremjes, Presidenti Zelensky tha se ishte koha për “qasje të reja” në ministrinë e Mbrojtjes.

Rustem Umerov, i cili drejtonte Fondin e Pronës Shtetërore të Ukrainës është emëruar nga Zelensky si pasardhësi i Reznikov.

“Unë besoj se ministria ka nevojë për qasje të reja dhe formate të tjera të ndërveprimit si me ushtrinë ashtu edhe me shoqërinë në tërësi” – tha presidenti ukrainas në një mesazh në aplikacionin Telegram.

Artikulli paraprakFidel Ylli marton vajzën i pranishëm edhe Edi Rama me Lindën (FOTO)

You may also like