Zelensky: Putin po përpiqet të konsolidojë pushtetin pas kryengritjes së Wagnerit

by admin
Spread the love

Teksa presidenti rus Vladimir Putin përpiqet të marrë veten pas kryengritjes surprizë të Wagnerit të muajin e kaluar, ai po përpiqet të “konsolidojë klasën sociale rreth tij”-  tha lideri ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë ekskluzive për CNN.

“Ai do të bëjë gjithçka për të thyer dhe anuluar famën e Wagneritëve dhe gjithçka që ata bënin. Ai do të distancohet nga e gjithë kjo dhe do të komunikojë gjerësisht për të bashkuar shoqërinë”- tha Zelensky.

Udhëheqësi ukrainas shtoi se Putini kishte qenë dukshëm jashtë syve të publikut që kur një marrëveshje e fshehtë e Kremlinit i dha fund rebelimit të shkurtër, kaotik të grupit mercenar.

“Pas gjithë këtyre ngjarjeve, ku shkoi Putini? Ai rrallë del jashtë në rrugë. Ne e shohim në zyrat e tij, por nuk e shohim kurrë jashtë dhe rreth e rrotull”- tha Zelensky.

Disa analistë pajtohen se Putini ka të ngjarë të punojë prapa skenave për të qetësuar çdo ujë të trazuar në Kremlin dhe për të siguruar pozicionin e tij.

Ai do të bëjë gjithçka për të konsoliduar pushtetin e tij. Ai do të kryejë spastrimet e nevojshme ose do të riorganizojë disa njerëz. Ai thjesht nuk do ta lërë atë“- tha Alexander Korolev, një pedagog i lartë në politikë dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Uellsit të Ri Jugor në Australia.

Zelensky shtoi se lëvizjet e Putinit mund të mos jenë “shumë të dukshme për vëzhguesit e jashtëm, por ai do të bëjë gjithçka, siç do të bënte çdo lider autoritar, për t’u siguruar që kontrolli i tij mbi pushtetin të jetë i fortë, veçanërisht tani kur ka luftë”.


Top Channel

You may also like