Zelensky “nuk ikën”: S`është koha për zgjedhje presidenciale në Ukrainë

by admin
Spread the love

Tani, nuk është koha e duhur për të mbajtur zgjedhjet presidenciale në Ukrainë deklaroi Volodimur Zelensky, teksa debati për t`i zhvilluar në 2024-tën votimet që do të sfidojnë qëndrimin e tij në krye të shtetit, sa vjen e intensifikohet.

Zelensky e argumenton kundërshtinë e tij me faktin që Ukraina është në mesin e luftës pushtuese të Rusisë. Sipas mediave të huaja, të gjitha zgjedhjet, përfshirë ato presidenciale që do të duhet të mbaheshin në pranverë, teknikisht janë anuluar sipas ligjit ushtarak të hyrë në fuqi që nga fillimi i konfliktit.

“Tani është koha e mbrojtjes, koha e betejës, nga e cila varet vetë fati i shtetit dhei  popullit. Është koha për të qenë të bashkuar, do të ndarë. Nuk mendoj se është momenti i duhur për zgjedhje”, shprehet Zelensky.

Vija e frontit mes dy palëve ka mbetur pothuajse statike për gati një vit, pavarësisht kundërofensivës së shumëpërfolur ukrainase, që nuk arriti t`i zmbrapsë forcat ruse të vendosura në Ukrainën jugore dhe lindore. Zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara dhe Europa, raportohet të kenë sugjeruar zhvillimin e negociatave për t’i dhënë fund konfliktit 20-mujor. Zelensky megjithatë i mohoi pretendimet se vendet perëndimore po presin nga Kievi që të hyjë në bisedime me Moskën.


Top Channel

You may also like