Zelanda e Re dërgon “Herkulin” për të ndihmuar Ukrainën

by admin
Spread the love

Zelanda e Re do të dërgojë në Europë avionin e saj C-130H, të quajtur “Herkuli”, me një staf prej 50 personash, që do të qëndrojnë aty për 2 muaj.

Qeveria neozelandeze tha se avioni gjigant do të transportojë ndihma dhe pajisje që do t’i jepen Ukrainës, por pa u futur në territorin e saj.

Kryeministrja, Jacinda Ardern, tha se Zelanda e Re do të mbështesë Ukrainën “për të zmbrapsur pushtimin brutal rus, sepse paqja në Evropë është thelbësore për stabilitetin e globit”.

“Një sulm i tillë kundër një shteti sovran është kërcënim për të gjithë ne, prandaj duhet të përfshihemi të gjithë”, tha ajo.

Zelanda e Re do t’i japë Ukrainës ndihma me vlerë 8,8 milionë dollarë, kryesisht për pajisje ushtarake, të cilat do t’i dërgohen Kievit përmes Mbretërisë së Bashkuar.

Rruga Press

You may also like