Zbulohet emri i artistit të parë internacional që performon më 1 Maj në South Outdoor Festival

by admin
Spread the love

South Outdoor Festival po rikthehet me edicionin e pestë. Nga data 29 prill deri më 3 maj, Borshi do mbushet nga tingujt e muzikës së mirë, lojrat dhe argëtimi për çdo moshë.

Emri i parë i një artisti internacional pjesëmarrës sapo u konfirmua! Fedde Le Grand do vijë për herë të parë në Shqipëri dhe do performojë në “South Outdoor Festival” në Borsh. Dj me famë botërore dhe artisti i sa e sa hiteve për Coldplay, Madonna, will.i.am, Robbie Williams, Shakira, Rihanna, Mariah Carey, Faithless dhe dikur Michael Jackson.

Ai është renditur mes Dj më të mirë në botë nga mediat prestigjoze.

Le Grand është krijues i tre hiteve që e bënë të njohur në të gjithë botën:

Let me think about it, Back ‘N Forth dhe So Much Love.

Remixe-t e artistit të njohur janë ndër më të njohurit dhe duhet theksuar se është pjesë e elitës së muzikës elektronike.

Më 1 maj të këtij viti, Borshi do e mirëpresë në South Outdoor Festival që do jetë vendi ku do mundeni ta shijoni atmosferën e mrekullueshme.

Kujtojmë se South Outdoor Festival u rikthye fuqishëm shtatorin që shkoi, pas mungesës 1-vjeçare kushtëzuar nga pandemia. Energjia e stafit dhe e pjesëmarrësve vërtetoi se asgjë nuk ka ndryshuar dhe festivali rezervon të njëjtën magji./revistawho.com

!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like