Zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme për Lefter Kokën, ja çfarë kërkon ish ministri

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ka dështuar sërish seanca për masë sigurie më të butë për inceneratorin e Elbasanit, ndaj ish-ministrit Lefter Koka.

Gjykata e Posaçme shtyu për më datën 11 ora 11:30 shqyrtimin e kërkesës për masë më të butë sigurie, se Koka është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Seanca u shty pasi nuk u paraqitën ekspertët që ishte kërkuar për të paraqitur përball togave të zeza të GJKKO-së, gjendjen jo të mirë shëndetësore që ata kanë konstatuar për ish ministrin.

Kjo është hera e dytë që seanca për masë më të butë shtyhet. Kujtojmë se një javë më parë avokati i tij mbrojtës paralajmëroi fakte të reja.

Koka u arrestua më 14 dhjetor me urdhër të SPAK. Ndaj tij janë 2 masa ‘arrest me burg’, për inceneratorin e Elbasanit dhe atë te Fierit.

Ndërsa të premten, GJKKO rrëzoi kërkesën e Kokës për heqje të masës së sigurisë për inceneratorin e Fierit. SPAK pretendon se Koka ka përfituar përmes ryshfetit 5 milionë eurosh për ndërtimin e 2 inceneratorëve.

You may also like