Zaniolo largon Juventusin: Janë filma që krijohen nga mediat, jam i fokusuar te Roma

by admin
Spread the love

Nicolo Zaniolo ka folur për një transferim të tij të mundshëm te Juventusi. Ylli i Romës komentoi thashethemet që u përhapën gjatë merkatos së verës se ai ishte shumë pranë transferimit në Torino.

“A ka qenë një verë e veçantë lidhur me thashethemet në merkato? Jo, jam mësuar tashmë. Thuhet gjithmonë se unë do të largohem, por në fund unë qëndroj gjithmonë këtu. Janë më shumë filma që krijohen nga mediat.”

RINOVIMI- “Mungon ende edhe një vit e gjysmë që unë të filloj të flas për këtë gjë. Megjithatë ky nuk është momenti i duhur. Unë jam 100% i fokusuar te loja”, tha ndër të tjera Nicolo Zaniolo. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Facebook

You may also like