Zafir Berisha shoqërohet në polici, policët ankohen se i sulmoi

by admin
Spread the love

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, është shoqëruar në stacionin policor në Prizren pasi policët që e kanë gjobitur janë ankuar se i ka sulmuar fizikisht.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Vesel Gashi që është zëdhënës i policisë për këtë rajon.

Gashi thotë se Berisha fillimisht e ka grisur gjobën dhe më pas i ka sharë dhe i ka sulmuar policët që i kishin shqiptuar gjobë trafiku.

“Policia ka qenë duke u marrë me disa kundërvajtës në trafik dhe personit në fjalë ia kishin shqiptuar një gjobë. Pas shqiptimit ai e ka grisur gjobën edhe ka filluar t’i shajë zyrtarët policorë e më pas edhe i ka sulmuar fizikisht”.

“Ai është shoqëruar në stacionin policor ku po intervistohet. Në vazhdim do ta shohim se çka do të vendosë prokurori i shtetit”.

Zafir Berisha, përpos pozitës së deputetit të Nismës, ka qenë edhe zëvendësministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Hoti.

Aktualisht ai është kryetar i degës së Nismës Socialdemokrate në Prizren.

You may also like