Yuri Kim e shndërroi 6 marsin në test për veten – Lajme

by admin
Spread the love

Ambasadorja amerikane në Tiranë ka guxuar bastin më me risk që ndonjë nga paraardhësit e saj kanë vënë gjatë këtyre 30 vjetëve. Yuri Kim ka vendosur ta testojë popullaritetin dhe politikat që ka ndjekur përmes identifikimit me kandidatët e Lulzim Bashës, në zgjedhjet e 6 marsit. Twitteri i saj për ata që sponsorizohen nga “Non Grata” ishte një goditje e drejtpërdrejtë ndaj të gjashtë emrave që ka propozuar në këtë garë “Shtëpia e Lirisë”. Më kot ambasadorja u rek të korigjonte më pas, duke pretenduar se “Non Grata” nuk është vetëm Sali Berisha, por gjithashtu edhe tre të tjerë. Cicërima e saj e parë qe e qartë: aty flitej për personazhe që kanë kryer sipas shtetit të saj “Korrupsion domethënës”.  

Kur foli për kandidatë në këto zgjedhje, nuk besohet se ajo e kishte fjalën për ndonjë që mund të mbështej prej Italisë nga Adriatik Llalla, i cili është  arratisur aty për strehim politik, as për dikënd tjetër që përfaqëson Tom Doshin, i cili, formalisht nuk merr pjesë në këto zgjedhje. 

Lexo me tej:

U përfol se i drejtohej Berishës me mesazhin e saj të koduar, reagon Yuri Kim

E vetmja dilemë mund të ngrihet, nëse deklarata e Kim ishte për Vangjush Dakon, që po drejton fushatën e PS-së në Durrës. Por, as kjo hipotezë nuk qëndron. Dako luajti fiks të njëtin rol edhe para 25 prillit, kur mori në duar listën e PS në këtë qark, por Yuri Kim nuk pipëtiu atëhere, as për kandidatin për deputet Edi Rama, as për të singjajshmit e tij Ilir Nrdaxhi, Yrgis Çyrbja, Lefter Koka apo Rahman Rahja. 

Pra, duhet të jesh idiot që të mos e kuptosh se znj Kim mori qëndrim vetëm kundër kandidatëve që mbështet, non grata i katërt: Sali Berisha. Dhe kjo është një sjelle konstante. Ajo ka ndërhyrë në mënyrë brutale në garën e brendëshme në PD-duke marrë anën e Lulzim Bashës. 

Edhe kur lëshoi të famshmen “do hani bar” edhe kur botoi foto me kopertinën e romanit të Heminguejit: “Për kë bien këmbanat”, në kulmin e shpërthimit të foltoreve të Berishës edhe kur deklaroi se ne nuk do kemi mardhënie, me një parti të drejtuar prej tij (ndryshe nga ambasadori i BE), fiks në momentin e dorëzimit të 4800 nënshkrimeve të delegatëve për mbledhjen nga poshtë të kuvendit edhe kur porositi intervistë në Top Channel, menjëherë pas mbrojtjes që i bëri Richard Grenell Berishës, ajo është bërë pjesë e lojës brenda një force politike, në shkelje flagrante të konventës së Vienës. 

Yuri Kim futet në luftën mes dy PD-ve duke goditur Berishën: “Ne njohim Bashën”

E gjithë kjo trajektore nuk ka kaluar pa pasoja. Që kur ndoqi urdhërat amerikanë Lulzim Basha është rrokullisur keq në sondazhe nga 66% që qe para përjashtimit të Berishës, në 38% në mes të janarit (shiko këtu). Por, me surprizuesja qe një tjetër anketë e emisionit Barometër në Euronews, e cila tregonte se preferencat e shqiptarëve për SHBA-në qenë sa gjysma e atyre për BE-në (shiko këtu).  

Pavarësisht nga këto sinjale Yuri Kim ka vendosur të përveshë mëngët duke u bërë pjesë në fushatë. 

Në këtë moment kur pothuajse të gjithë e dinë se përçarja e PD-së do të nxjerrë fitues Edi Ramën, gara reale e 6 marsit është ajo që do të tregojë se kush e mban flamurin e shumicës së opozitës.

Çështja Berisha/ Soreca turbullon ujrat, me qëndrim ndryshe nga Yuri Kim

Investimi i ambasadores amerikane po shkon në këtë drejtim. Ajo po kërkon me ç’do kusht të pompojë kandidatët e dalë nga zyrat e vulës duke ulur ata që idhtarët e foltores kanë përzgjedhur me votën e tyre.

Ky është basti që Yuri Kim ka vënë për të mbështetur “zotin Luli Basha”. Në këtë mënyrë ajo ka marrë përsipër riskun që përmes tij të testojë edhe përkrahjen për politikat e Ushingtonit në zgjedhjet e pjeshme lokale. Dhe duke qenë se në këtë garë do të votojnë afro 1/5 e zgjedhësve të të gjithë vendit, ajo duhet falenderuar, pasi në 6 mars do të kemi mundësi të vërtetojmë me numra edhe debatin idiot mes pro dhe anti amerikanëve të këtij vendi. 

©Lajme

  

You may also like