Ylli Manjani i bën thirrje Komisionit të Rithemelimit: Boll na servirët lajme për AliBashën, koha s’pret, qeveria ka vendosur sot çmimin e naftës 250 lekë

by admin
Spread the love

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, i ka drejtuar sot një thirrje Komisionit të Rithemelimit, duke thënë se këta të fundit duan që të organizohen, por koha nuk pret.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se nuk duhet të merren shumë me ngjarjet në politikë, por me ato aktulale, siç është rritja e çmimeve të produkteve ushqimore dhe karburanteve që ka prekur qytetarët.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

“O Komisioni i Rithemelimit! E di që është kohë e papërshtatshme, por qeveria ka vendosur çmime, bash si në kohën e Adil Çarçanit. Çmimi i naftës 250 L sot, me vendim qeverie!!! Ushqimet nuk preken me dorë. Fierza dhe kaskada e tharë e Drinit, me vendim qeverie gjithashtu, na ftojnë drejt një krize eehe më të madhe. Borxhi publik në drejtim të paditur. Pasuria publike e mbetur po u jepet miqve të pushtetit. Demokracia ka kohë që ka rrëshqitur drejt honeve të qoftëlargut monizëm. Shteti e drejtësia janë një me pushtetin.

Europën po na e largojnë edhe nga dylbitë… Nëse keni ndonjë derman për këto gjëra e të tjera, po ju presim. E dimë që doni të riorganizoheni, por koha nuk pret. Veç, pash zotin, boll na servirët lajme me AliBashën, AliBardhin e AliBeun! Ikën ata! Janë thjesht shembull për lektorët politikë që tu mësojnë të rinjve se si nuk duhet bërë politika”, shkruan ai.

You may also like