Ylli Limani flet për herë të parë për momentin e vështirë: Ka qenë një thyerje, aty ka vdekur ‘Ylli i vjetër’

by admin
Spread the love

 

 

Ylli Limani është një prej artistëve më të talentuar e të suksesshëm të viteve të fundit në tregun muzikor shqiptar, teksa numëron hit pas hiti, vetëm ose në bashkëpunime me këngëtarët më të mirë në Shqipëri, ndërsa së fundmi ai ka rrëfyer në një intervistë për “Nacionale” me Berat Buzhalën, disa detaje nga karriera e jeta e tij personale që nuk i kishte zbuluar më parë.

Në rrëfimin e tij të sinqertë Ylli foli ndër të tjera në lidhje me marrëdhënien me babain në punë, teksa kujtojmë se i ati i tij është po ashtu artist, një prej pjesëtarëve të grupit “Minatori”, megjithatë “shijet” e tyre në muzikë nuk përputhen edhe aq, duke bërë që të kenë “përplasje”.

Kështu, për herë të parë artisti rrëfeu se i ati i ka pregatitur një këngë, por për shkak të mospërputhjeve të shijeve muzikore, ajo këngë ende nuk është publikuar dhe nuk dihet nëse do të ndodhë.

Nga ana tjetër, Limani rrëfeu për herë të parë edhe një moment të vështirë që ka kaluar gjatë pandemisë, në vitin 2020, kur ka pësuar një “krizë identiteti” sic e quan ai.

“Unë kur flas për jetën time, them jeta para pandemisë dhe jeta pas pandemisë sepse kur të ndalen koncertet, fitimet, xhirimet, gjendesh përpara një pyetje të madhe, kush dreqin jam kur nuk këndoj”- u shpreh Ylli, ndërsa tha se pandemia “zhduku” Yllin e vjetër, atë që nuk dine ende se cfarë donte nga jeta dhe pati një “rilindje” të Yllit që njohim sot:

“Kam patur një krizë identiteti, sinqerisht ka qënë një thyerje. E di që njerëzit kanë humbur njerëz të dashur por në atë moment unë them ka vdekur Ylli i vjetër dhe u lind Ylli tjetër”.

Ylli ndër të tjera ka folur edhe për disa gjëra që nuk pëlqen tek karakteri i tij dhe ndoshta nuk do ta besoni por edhe pse është një djalë kaq i ëmbël dhe sic tha, shumë emocional, ai është shumë toksik me veten e tij, pra ai nuk i flet kurrë mirë vetes.

You may also like