Ylli i dytë në fanellë, Simone Inzaghi: Krenar për këtë klub, le të festojmë tashmë

by admin
Spread the love

Pas fitores së kampionatit në derbi, Simone Inzaghi është çmendur nga gëzimi dhe shijon triumfin duke bërë lëvdata për lojtarët e tij.

Inter mposhti Milanin në derbi me rezultatin 1-2 të hënën mbrëma, duke qendisur kështu yllin e dytë në fanellë.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme, ne kemi bërë diçka të pabesueshme dhe është e drejtë ta ndajmë me shumë njerëz, ka shumë protagonistë të kësaj fitoreje. Lojtarët e mi në radhë të parë, pastaj klubi dhe presidenti që ishte gjithmonë i rëndësishëm dhe i pranishëm.

Tani kemi një sezon për të përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe për ta nderuar. Ne e dominuam kampionatin, me meritë dhe tani është e drejtë ta shijojmë sepse kemi punuar shumë për ta fituar. Ishte një ndeshje e luftuar dhe e drejtë. Më vjen keq për pesë minutat e fundit në të cilat situata u nevozua.

Në këtë klub gjeta lojtarë që më dhanë gjithçka, është e drejtë të ndaj Inter me botën. Të gjithë kontribuan në këtë objektiv, djemtë ishin të jashtëzakonshëm. Ishte një udhëtim i mrekullueshëm. Më duhet të falenderoj Lazio sepse më dha mundësinë të filloj këtë gjë. Inter ka qenë një dëshirë e imja për karrierën time, dhe ja ku jam sot, me një skuadër e klub të mrekullueshëm dhe duke fituar trofe.

You may also like