Synon rekordin e Buffon, Sommer zbulon sekretin: Ai është idhulli im!

by admin
Spread the love

Nëse Inter e fitoi këtë kampionat të Serie A me shumë diferencë, meritë të padiskutueshme ka edhe portieri Yann Sommer. Zviceriani është një nga ata që ka ndihmuar jashtë mase prapavijën duke përçua siguri me pritjet e tij, madje deri në fund të kampionatit synon edhe një rekord që mbahet nga idhulli i tij Gianlugi Buffon.

Ish-portieri i Juventus e ka mbyllur një sezon me 21 ndeshje pa pësuar. Aktualisht, Sommer është në kuotën e 18 ndeshjeve dhe kur kanë mbetura edhe katër javë nga fundi i Serie A, thekson se kërkon ndihmën e shokëve të paktën për të barazuar rekordin e Gigit.

“Gigi ka qenë gjithmonë idhulli im qëkur isha i ri. Ai është një legjendë dhe për mua do të ishte mjaftueshëm edhe nëse vetëm do ta barazoja rekordin e tij. Do të provojmë të gjithë si skuadër pasi nuk është një arritje që mund ta realizoj i vetëm.

Sekretet e formës në moshën 35-vjeçare? Meditimi ka një rol shumë të rëndësishëm. Roli i portierit ka shumë presion dhe meditimi më liron krejtësisht. Aty jam vetëm unë dhe mendimet e mia, është diçka shumë thelbësore për mua.

You may also like