RMV-ja lidere e rajonit – përmendet polarizmi i thellë politik! – Shqip

by admin
Spread the love

Maqedonia e Veriut rezulton më mirë e ranguar se shtetet e rajonit sa i përket lirisë së mediave. Në raportin e publikuar nga organizata “ Reporterët pë Kufij” në  ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Maqedonia renditet në vendin e 36-të, duke lënë pas pas në listë  Mali e Zi, i cili qëndron në vendin e 40-të, Slloveninë (42), Kroacia (48), Kosova (75), Bosnja dhe Hercegovina (81), Serbia në vendin e 98-të dhe Shqipëria në Vendi i 99-të. Megjithatë në këtë raport thuhet se zyrtarët qeveritarë priren të kenë qendrime nënçmuese ndaj gazetarëve.

“Edhe pse gazetarët nuk punojnë në një mjedis, dezinformimi i përhapur dhe mungesa e profesionalizmit kontribuojnë në rënien e besimit të shoqërisë në media, gjë që ekspozon mediat e pavarura ndaj kërcënimeve dhe sulmeve. Për më tepër, zyrtarët qeveritarë priren të kenë qëndrime të dobëta dhe nënçmuese ndaj gazetarëve” – thonë Reporterët pa kufij.

Në raport nenvizohet se mjedisi i përgjithshëm mbetet i favorshëm për lirinë e shtypit, por agjencitë qeveritare nuk janë shumë transparente dhe gazetaria kritike po i nënshtrohet gjithnjë e më shumë sulmeve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

“Për shkak të polarizimit të fortë politik, media mund të vihet nën presionin e autoriteteve, politikanëve dhe biznesmenëve në nivel kombëtar dhe lokal. Dy partitë më të mëdha (në pushtet dhe në opozitë) kanë krijuar sisteme mediatike paralele mbi të cilat ushtrojnë ndikimin e tyre politik dhe ekonomik. Transmetuesit publik i mungon pavarësia editoriale dhe financiare” – thonë Reporterët pa kufij.

Në raport më tej thuhet se është e rëndësishme që të bëhet dallimi, veçanërisht mes mediave profesionale online dhe portaleve individuale që plagjiaturojnë dhe kopjojnë përmbajtje.

“Megjithëse televizioni është burimi dominues i informacionit, mediat online luajnë një rol të rëndësishëm. Megjithatë, duhet bërë një dallim midis redaksive profesionale në internet që punësojnë gazetarë dhe publikojnë përmbajtje origjinale, dhe portaleve individuale që plagjiaturojnë dhe kopjojnë dhe ngjitin përmbajtje. Ekziston gjithashtu një hendek i madh midis përdorimit dhe besimit: stacionet televizive më të ndjekura kanë një indeks të ulët besueshmërie” – thonë Reporterët pa kufij.

“Reporterët pa Kufij” shkruan se gazetarët janë shpesh objekt i sulmeve verbale. Me pretekstin e mbrojtjes së sekreteve shtetërore dhe të të dhënave personale, ata mund të ekspozohen ndaj presionit gjyqësor dhe procedurave arbitrare ligjore.

Megjithatë, gjykatat priren të mbështesin lirinë e shtypit dhe të mbrojnë gazetarët. Sipas këtij raporti, gazetaria është një profesion shumë i pasigurt. Disa media i nënshtrohen tregtisë me ndikim nga agjencitë e marketingut, duke u referuar këtu kontekstit ekonomik. /tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

300x250

You may also like