Ylli gjerman “tradhton” Bajernin, refuzon rinovimin dhe hedh sytë nga Premier Liga

by admin
Spread the love

Xhamal Musiala vlerësohet si një nga talente më të mëdhenj në kampin e Bajernit dhe “pancerave”, aq sa Lotar Mateus e cilësoi si “Mesi i Gjermanisë”. Goli vendimtari ndaj Këlnit në limite sezonin e shkuar i rrit me tepër kredincialet “bambit”, duke i dhënë bavarezëve titullin kampionë. Por cikli ekzistues nuk ka shkuar aspak mirë.

Rendimenti i luhatshëm te kampionët e Bundesligës është diktuar edhe në evoluimin e Musialës, 9 gola dhe 4 aiste në 28 prezenca. Panorama në fjalë ka ndikuar negativisht në qëndrimin e Xhamalit, teksa prestigjozja angleze “Daily Mail” ka nxjerrë në dritë prapaskenën e ditëve të fundit mes lojtarit dhe bordit të Bajernit, tema e rinovimit.

PRAPASKENA- Xhamal Musiala ka kontratë me gjigandët nga Mynihu deri në verën e vitit 2026 dhe vlerësohet me çmimin më të lartë në treg sipas mediumit ekspert të “transfermark”, 110 mln euro, ndërsa rroga aktuale përflitet të jetë jo më shumë se 5 mln euro.

Në propozimin e ri te shefave bavarezë kundrejt lojtarit me tipare ofensive, theksohet se kushtet financiare janë prezantuar ndjeshëm të përmirësuara, 9 mln euro në vit, ekuivalente e 175.000 euro në javë. Por përgjigja e thatë e Musialës s’jep shpresa. Më tej përmendet se ai ka në plan zhvendosjen drejt Anglisë, e ku e adhuron Premier Ligën.

Vështirë të imagjinohet se Bajerni do e lëshojë kaq lehtë talentin më të kushtueshëm në ekip, megjithëse skadenca e kontratës në afat të shkurtër paraqit rrezikun e humbjes së milionave, pra transferimin falas përgjatë 2026-ës.

FAVORITITË- ”Daily Mail” e zgjeron akoma më shumë pistën “Musiala”. Mediumi i mësipërm pohon se Mançester Siti dhe Liverpuli kishin dërguar vëzhgues në takimin Leverkusen-Bajern për të parë formën e Musialës.

Të dyja skuadrat janë në gjendje të “shëndetshme” në spektrin ekonomik, element se manovrat zyrtare prite të nisin intesivisht nga hapja e merkatos verore. Skuadra e Çelsit është një tjetër opsion i mundshëm, marrë shkasë nisja e karrierës së Xhamalit te blutë e Londrës, përpara se Flik ta pikaste.

Në total regjistron 153 duele me fanellë e Bajernit në të gjitha kompeticionet, e pasuruar me 40 gola, 27 asiste dhe 10 trofe.

Përgatit: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

You may also like